Spanja mposhtë Italinë dhe siguron finalen

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore ndaj Italisë me rezultat minimal 2-1, në gjysmë-finale të Nations League.

Ferran Torres hapi ndeshjen në minutën e 17 pas asistimit të Oyarzabal, ndërsa në minutën e 42 Italia mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Bonucci u ndëshkua me karton të kuq, për të dyfishuar më pas përsëri Torres, përsëri i asistuar nga Oyarzabal.

Në pjesën e dytë Spanja e kontrolloi ndeshjen duke shfrytëzuar avantazhin numerik në fushë, por në minutën e 83 Pellegrini shënoi duke ngushtuar rezultatin, e kjo i motivoi italianët për lojë, por megjithatë nuk arritën të shënojnë edhe njëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *