Spanja fiton me goladë ndaj Sllovakisë, Suedia eliminon Lewandowskin

Janë mbyllur dy takimet e fundit të grupit E, ku Spanja dhe Suedia kanë siguruar kualifikimin në raundin e nokautit.

Spanja e ka mbyllur fazën e grupeve me fitores të thellë ndaj Sllovakisë (5-0), në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Euro 2020.

Golat u shënuan nga Dubrawka (autogol), Aymericc Laporte, Pablo Sarabia, Ferran Torres dhe Pau Torres.

Me rezultat 3-2, Suedia e ka mposhtur Poloninë në ndeshjen e fundit të Grupit E që u zhvillua në Saint Petersburg Stadium.

Emil Forsberg e gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash, pas një tollovie të krijuar, ku topi kaloi në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për epërsinë prej 1-0.

Forsberg e dyfishoi epërsinë me golin e dytë personal të shënuar në fraksionin e dytë të lojës (59’), pas asistimit nga Dejan Kulusevski.

Mirëpo, Robert Lewandowski tregoi klasin e tij duke shënuar dy gola në vazhdim (61’ dhe 84’), i asistuar fillimisht nga Piotr Zielinski dhe më pas nga Przemyslaw Frankowski.

Viktor Claesson shënoi golin e fitores për Suedinë në minutën e fundit të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *