Me një gol spektakolar në sekondat e fundit, Napoli arrin të fitojë ndaj Udinese dhe të kthehet në vend të gjashtë në renditje, duke zbritur Milanin në vend të shtatë.
Ndeshje e vështirë në “San Paolo”, ku De Paul zhbllokoi për miqtë por Milik barazoi. Axurrët e Gattusos dominuan por golin e gjetën vetëm në fund.
Ndeshje e mallkuar për Leçen në Xhenova, aty ku sfida për mbijetesë i shkon ekipit vendas, që fiton 2-1. Sanabria i jep avantazhin, por Mancosu, që kishte humbur penallti, barazon. Në fund, autogoli i Gabriel dënon Leçen, me një këmbë në Serie B.
Bie nga kategoria zyrtarisht edhe SPAL, që përmbyset nga dy golat e Zmrhal pasi Dabo shënoi në pjesën e parë. Ekipi ferrarez do të luajë në Serie B sezonin tjetër.
Vendos një autogol i Lyanco dhe goli i Cutrones sfidën Fiorentina-Torino 2-0. Belotti ndalet nga shtylla për “Demat”.