Southamptoni e ka befasuar Tottenham Hotspur në shtëpi duke e mposhtur në mes të Londrës.
Mysafirët triumfuan 2:3 ndaj “Spurs”, anise ishin dy herë në disavantazh gjatë takimit.
Bednarek në minutën e 18-të me autogol kaloi vendasit në avantazh.
Sidoqoftë, barazimin e solli sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja që heshti stadiumin me gol të bukur nga afërsia.
20 minuta pa përfunduar koha e rregullt Son Heung-Min riktheu epërsinë e Tottenhamit, e cila ishte e tëra nga ta pasi koha në vazhdim ishte e rezervuar për futbollistët mysafirë që fillimisht barazuan e më pas përmbysën rezultatin.
Elyounoussi në minutën e 80-të barazoi shifrat, ndërsa dy minuta më vonë Adams dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë për lojtarët e Southamptonit.
Vlen të përmendet se Broja u zëvendësua në minutën e 90-të.
Tottenhami me këtë humbje ka 36 pikë në vendin e shtatë, kurse Southamptoni ndodhet në pozitën e dhjetë me 28 pikë.