Southampton me 10 lojtarë në fushë arrin ta ndal Tottenhamin

Spurs barazuan me rezultat 1 – 1, edhe pse Southampton kishte vetëm 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 39-të.

Southampton kaloi fillimisht në epërsi përmes Ward-Prowse që realizoi një supergol në stilin vollej (25′).

Por, gjërat për Southampton u vështirësuan kur Salisu u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë dhe shkaktoi një penallti (39′).

Nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm sulmuesi Harry Kane që barazoi rezultatin (41′).

Tottenham arriti të shënoi edhe dy herë të tjera, një herë përmes Kane (53′), pastaj edhe përmes Doherty, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.

Ylli shqiptar Armando Broja u inkuadrua në fushë në minutën e 71-të, por nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë pikë, Tottenham bie në pozitën e gjashtë me 30 pikë, derisa Southampton ngritët në pozitën e 13-të me 21 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *