Southampton shkarkoi trajnerin Nathan Jones, ndërsa në “pole-positions” është ish-trajneri i Leeds United, Jesse Marsch.
Jones u shkarkua pas 14 ndeshjesh në drejtimin e “shenjtorëve” pasi skuadra po rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Në krahun tjetër, Marsch u shkarkua nga Leeds më 6 shkurt pikërisht për formën e dobët që po kalonte skuadra, por drejtuesit e Southampton kërkojnë një trajner që e njeh kampionatin dhe Jesse mbetet alternativa e mundshme për momentin.
Marsch drejtoi skuadrën e Leeds në 37 ndeshje dhe koleksinoi 11 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje, ndërsa gjatë javës priten zhvillime interesante.