Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Argjentinës, e njohur ndryshe me emrin “La Finalissima”.
Ky do të jetë edicioni i tretë i kësaj gare, ku kampioni i Evropianit dhe kampioni i CONMEBOL takohen në një ndeshje që organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL.
Në të kaluarën, respektivisht, në vitin 1985, Franca e mposhti Uruguain me rezultat solid 2:0, kurse tetë vite më vonë Argjentina shënoi fitore me ndihmën e penalltive kundër Danimarkës.
Italia e fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020 pasi që në finale e mposhti me ndihmën e penalltive me rezultat 3:2 Anglinë, kurse Argjentina shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës.
Ndërkaq sot, Italia dhe Argjentina do të përballen kokë më kokë për trofeun e “La Finalissimas”, ndeshje kjo e cila është cilësuar edhe si Kupa e Kampionëve nga UEFA.
20:45 Italia – Argjentina (Stadiumi Wembley)