Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi.
Ballafaqimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” në Angli duke filluar nga ora 21:00.
Para ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij.
Të dy skuadrat do të kenë disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por gjithsesi ajo pritet të jetë një luftë e fortë para ballafaqimit të dytë në “Santiago Bernabeu”.
Liga e KampioneveManchester CityPep GuardiolaReal MadridSantiago Bernabeu