Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Në këtë xhiro spikat derbi i qytetit të Gjilanit, ku Gjilani luan me Dritën, një ndeshje që mund të vendos titullin e kampionit.
Ballkani luan në shtëpi me Llapin, në një ndeshje tjetër interesante.
Prishtina do të jetë mysafir i Malishevës në “Liman Gegaj”, ku skuadrat kanë ambicie të kundërta.
Ferizaj pret Trepçën 89, ndërsa Dukagjini udhëton te Drenica e rënë nga elita.