Dy ndeshje të tjera na presin këtë të diele në elitën e basketbollit kosovar.
Proton Cable Prizreni e pret ekipin e Golden Eagle Yllin, në xhiron e 27-të dhe njëherësh të parafundit për edicionin e rregullt.
Prizrenasit tani nuk kanë gjasa për ‘’Play Off’’ dhe do të luajnë në barazh nga vendi i shtatë.
Në krahun tjetër, Ylli në rast të fitores barazon pikët me Pejën që është e dyta.
Kjo ndeshje luhet nga ora 20:00. Një orë më herët, Vëllaznimi e pret Istogun.
Me fitore eventuale, gjakovarët rikthehen në pozitën e pestë në tabelë, kurse Istogu tashmë vecse ka rënë nga liga, ka vetëm një fitore.