Manchester United e ka siguruar super talentin Mason Greenwood për vetëm 600 sterlina.
Ish-klubi i 18-vjeçarit, Idle FC në afërsi të Breadford, i ka përdorur paratë për të blerë pajisje të reja.
Një zbulues talentesh i United ka folur me Marcus Strudwick, presidenti i Idle, dhe ka pyetur babanë e Greenwood nëse djali i tij do t ë donte të stërvitje te qendra e United në Halifax.
United i ka dhënë Strudwick një çek prej 600 sterlinash dhe sulmuesi i ri është transferuar në Old Trafford.
Strudwick ka thënë për The Times: “Duke parë sesi shkuan gjërat, duhej t’i kisha bërë një fotografi çekut”.
“Paratë u përdorëm për të blerë pajisje të reja dhe për të ndërtuar një ekip të ri”.
Greenwood po shkëlqen në këtë sezon me Djajtë e Kuq, duke shënuar 9 gola në 29 takime të luajtura në Premier League.
Këto paraqitje kanë bërë që vlera e kartonit të tij të shkojë në 30 milionë euro, sipas Transfermarkt. Jo keq për një djalosh që ka kushtuar vetëm 600 sterlina.