Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 19-të të Superliges në Basketboll.
Dueli i parë do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, dhe në duelin e dytë do të ndeshen Rahoveci dhe Bashkimi, transmeton lajmi.net.
Golden Eagle Ylli që ka shënuar katër fitore në stinorin pranveror në katër ndeshje do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka pësuar katër humbje në katër ndeshjet e stinorit pranveror.
Therandasit kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore dhe 14 humbje.
Sfida e fundit do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Pas tre humbjeve të njëpasnjëshme që bënë të bie nga pozita e parë në tabelë, Rahoveci kërkon të rikthehet tek fitorja
Vreshtarët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe nëntë humbje nga 18 takime të zhvilluara deri më tani.
E diel
15:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
17:00 Bashkimi – Rahoveci