Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja kryesore do të jetë në derbin e Anamoravës, ku Gjilani do të jetë nikoqire e Dritës.
”Skifterat” aktualisht ndodhen në vendin e shtatë në tabelë me 17 pikë, ndërsa ”Intelektualët” kanë 28 pikë dhe renditen në pozitën e tretë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Feronikelit ’74 dhe Dukagjinin.
Skuadra nga Drenasi aktualisht është në pozitën e tetë me 15 pikë, ndërsa ajo nga Klina gjendet në vendin e gjashtë, me 21 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.