Sot nisin Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me këto dy sporte

Ndonëse jo zyrtarisht, por në njëfarë mënyrë, sot nisin Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në program janë dy sporte, ai i futbollit dhe i rugbyt sevens.

Nga ora 15:00, Kombëtarja e Argjentinës luan ndaj Marokosit në futboll.

Në të njëjtin orar nis edhe ndeshja tjetër mes, Uzbekistanit dhe Kombëtares së Spanjës.

Gjysmë ore më vonë, koha është për rugby sevens, aty ku na pret sfida mes Australisë dhe Samoa-s.

E zyrtarisht, Lojërat Olimpike “Parisi 2024” fillojnë më 26 korrik, ku nga ora 20:00 është hapja solemne e këtij organizimi madhor.

Në këtë kompeticion madhështor do të marr pjesë edhe shteti i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *