Bundesliga vazhdon sot me javën e 30-të dhe të pestën pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Sot në program është vetëm një ndeshje, ajo mes Freiburg dhe Borussia Monchengladbach.
Werderi i Rashicës do të përballet me Wolfsburgun të dielën, kurse Dusseldorfi i Valon Berishës e pret Hoffenheimin.
Kujtojmë që Bundesliga është e para që ka rifilluar kampionatin pas pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit.