Në vazhdën e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, Kombëtarja U21 e Kosovës do të zhvillojë sot një ndeshjes miqësore.
“Shpresat” e Kosovës për dallim nga herat e tjera, kësaj radhe përballë do të kenë një skuadër të Superligës së Kosovës.
Gjilani i trajnerit Ismet Munishi do t’i sfidojë “Dardanët” e rinj në këtë sfidë.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Gjilani zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 17:30.
Ndryshe, ballafaqimin e parë kualifikues ndaj Andorrës Kosova do ta luajë më 8 qershor, poashtu në Prishtinë.