Sot në Bundesligë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 34-të, që është edhe xhiroja e fundit e këtij sezoni.
Tashmë Bayern Munich është konfirmuar përsëri kampion i Bundesligës kurse Dortmund e ka siguruar pozitën e dytë, që ja mundëson të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali.
Mirëpo “lufta” në mes skuadrës së Milot Rashicës dhe asaj të Valon Berishës do të vazhdojë edhe sot.
Të dyja skuadrat rrezikojnë rënien nga liga andaj po kërkojnë pozitën e 16-të, pozitë kjo e cila do t’ja u mundësonte Play Offin.
Dusseldorfi i Berishës aktualisht mbanë pozitën e 16-të mirëpo ka vetëm 2 pikë më shumë se Werderi i Rashicës.
Dusseldorfi duke filluar nga ora 15:30 do të luajë kundër Union Berlin kurse në të njëjtën orë do të luajë edhe Werderi kundër Kolnit.