Kombëtarja e Kosovës në futboll zbret sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për një ndeshje miqësore kundër San Marinos.
Për “Dardanët” dhe trajnerin Bernard Chellandes ky do të jetë një test i rëndësishëm i cili do të tentojë disa elementë të rinj për t’i kyçur në ekip. Tekniku zviceran ka ftuar disa lojtarë që për herë të parë i bashkohen Kosovës dhe nga afër do të shihet potenciali i tyre sesa mund ta ndihmojnë ekipin tonë.
Ndeshja nis nga 18:00, dhe Kosova ka nevojë për një fitore e cila sadopak do ta rriste motivin pas dy humbjeve që i pësuan në eliminatore ku u mposhtën nga Suedia dhe Spanja.