Pas ndeshjeve të sotme, tabela e Superligës me lider të ri

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ashtu siç është pritur e ka mposhtur Besën me rezultat 4:1, edhe pse në pjesën e parë hasi shumë në vështirësi duke luajtur baras 1:1, shkruan Demokracia.com.

Ballkani më këtë fitore barazon pikët me Dritën, por fal golaverazhit është në krye të tabelës. Të kujtojmë se Drita ka një ndeshje më pak dhe nesër ndeshet me Llapin.

Takimi tjetër i ditës së sotme ishte ai ndërmjet Gjilanin e Feronikelit, që u mbyll me vetëm një gol të shënuar. Progni realizoi golin e fitores për skuadrën e Ismet Munishit – Gjilanin, e cila ka mundur të fitojë më thellë sikur nga penalltia mos të dështonte Keita Rezak.

Dje u zhvillua ndeshja Arbëria – Trepça ’89 0:1, ndërsa nesër luajnë Drenica – Prishtina dhe Llapi – Drita.

Më poshtë mund të gjeni renditje tabelare të Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *