Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Tërheqja e këtij shorti pritet të bëhet me fillim nga ora 13:00.
Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve.
Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, janë skuadrat e kualifikuara në këtë fazë, të cilat synojnë triumfin në këtë kompeticion.
Në edicionin e kaluar, këtë trofe e fitoi skuadra e Ballkanit.