Shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll hidhet sot (e hënë) në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Hedhja e shortit do të bëhet në orën 13:00 në “Fadil Vokrri”, pasi në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke u bërë punime.
Në këtë fazë të garave marrin pjesë këto skuadra: Arbëria, Trepça ’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.
Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 10 shkurt.