Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, ka mbushur dy vjet në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.
Më 6 korrik 2018, Ademi erdhi në krye të FFK’së me asnjë votë kundër, në kuvendin e parë zgjedhor pas vdekjes së legjendës, Fadil Vokrri.
Me 58 vota pro dhe asnjë kundër, Ademi filloi misionin e modernizimit të futbollit kosovar dhe vazhdimin e rrugës së legjendës Vokrri, mision të cilën po e vazhdon ende.
“Sigurisht se nuk e kam të lehtë ta zëvendësoj Fadil Vokrrin, por me përkrahjen tuaj do ia dalim. Unë jam njëri nga ju, jemë shumë njerëz që e duam futbollin. Pjesa ime më e fortë do të jetë puna jonë e përbashkët, dhe shpresojmë se do ia dalim t’i përfundojmë projektet që po vazhdojnë e ato që do të vijnë. Do të jem para jush në çdo kohë kur ju keni nevojë”, ishte shprehur Ademi në rastin e zgjedhjes.