Sot e shënojmë me mburrje e krenari 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. Shumë dekada sakrificë e rezistencë, shumë angazhim, kontribut e gjak i derdhur për lirinë e atdheut dhe pavarësinë e tij.
Në këtë përvjetor dua të uroj të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë e veprojnë, me shpresë e besim se bashkërisht, me punë e përkushtim do t’i realizojmë aspiratat tona si popull.
E një nga objektivat në këtë përvjetor të pavarësisë është jetësimi i ëndrrës së kamotshme – kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Futbolli që nga ditët e para ka qenë shtyllë e rëndësishme e shtetësisë dhe ka promovuar vlerat e vendit tonë.
Viteve të fundit kemi bërë përparim të madh në të gjitha aspektet. Këtë e dëshmuan edhe klubet tona me paraqitjet e shkëlqyeshme në garat evropiane në edicionin e kaluar.
Tani jemi mobilizuar dhe po punojmë plot vullnet për ciklin kualifikues që nis në mars, me shpresa të mëdha se kualiteti dhe dëshira e madhe e djemve tanë dardanë kësaj radhe do të shpaguhet me kualifikim në EURO 2024.
Nderim të përjetshëm të gjithë heronjve, dëshmorëve, ushtarëve çlirimtarë e veprimtarëve të çështjes kombëtare.
URIME 1️⃣5️⃣ vjet shtet! ?
Zoti e bekoftë Kosovën!
#Kosova #15vjetshtet