Asnjë person nuk është shëruar sot nga koronavirusi në Kosovë, ndërkohë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me Covid-19.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan”, njofton IKSHPK.
IKSHPK bën me dije se ekziston rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike, në disa komuna të Kosovës, nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave.
“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.