Kanë kaluar 24 vite kur një dhe i vetmi Ali Dia bëri paraqitjen e tij të parë dhe të fundit në Ligën Premier për Southamptonin.
Tregimi tashmë i njohur se si Dia kishte mashtruar trajnerin e Saint, Graeme Souness se ai ishte kushëriri i George Wehas, që sapo kishte fituar Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit të vitit më 1995.
Ai po ashtu kishte thënë se ka refuzuar kalimin te Paris Saint-Germain, ka luajtur për vendin e tij 13 herë dhe ka shënuar gol.
Edhe pse tregimi i tij ishte fabrikuar, Dia arriti që të nënshkruante kontratë profesionale dhe madje bëri paraqitjen e vetme me Southamptonin.
#OnThisDay 20 years ago, Ali Dia almost netted on his #SaintsFC debut… ? pic.twitter.com/5p3sALtOUS
— Southampton FC (@SouthamptonFC) November 23, 2016
Më 23 nëntor të vitit 1996, Dia kishte në fanellë numrin 33, duke u futur në fushë si zëvendësues i Matt le Tissie në shtëpi në ndeshjen kundër Leeds, pasi legjenda e Saint kishte pësuar lëndim në pjesën e parë.
Por, ai ishte aq i tmerrshëm sa që u zëvendësuar me Ken Nonkoun në minutën e 85-të, kur ishin duke humbur 2-0 Shumë shpejtë u bë e ditur se Dia kishte mashtruar.
Le Tissier kishte shkruar më vonë në librin e tij autobiografik: “Ai vraponte si Bambi në akull. Ishte e pabesueshme”.
Happy Ali Dia debut day. Only in the 90s
— The 90s Football Podcast (@AK90s) November 23, 2020
Dia nuk dinte as se si të vraponte në fushë, madje as nuk dinte se si të godiste topin, mirëpo ia doli që të bënte një paraqitje në Ligën Premier dhe Southampton e ka kujtuar atë sot me një postim në Twitter. /Telegrafi/