Sonte gjysmëfinalja e parë e “Euro 2020”, Italia dhe Spanja masin forcat në “Wembley”

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në “Wembley Stadium”, Itali dhe Spanja do të masin forcat mes vete sonte.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Italia në fazën gjysmëfinale arriti pas fitores 1:2 ndaj Belgjikës në çerekfinale.

Kurse, Spanja mezi arriti të kualifikohej pas fitores me penallti ndaj Zvicrës.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje përballet në finalen e madhe të 11 korrikut me fituesin e ndeshjes Angli – Danimarkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *