Sonte me fillim nga ora 21:15 në stadiumin “Emirates” do të përballen dy gjigandët anglez, ku Arsenali pret në shtëpi Liverpoolin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.
“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, në mënyrë që t’i afrohen liderit të tabelës, Manchester Cityt, në vetëm një pikë diferencë.
Në xhiron e fundit, të dy skuadrat triumfuan me rezultat të njëjtë 2:0, ku Liverpooli e mposhti Brightonin, kurse Arsenali regjistroi fitore kundër Leicester Cityt.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 15 pikë në tabelë, ku Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, krahas “Topçinjëve” që renditen në vendin e katërt me gjithsej 51 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqitet Tomiyasu, kurse te Liverpooli mungojnë Milner dhe Tsimikas.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-2-3-1):Ramsdale; Cedric, Ëhite, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Diaz, Mane, Salah.