Heung Min Son duhet ta izolojë vetën për dy javët e ardhshme.
Ylli i Tottenham Hotspur, Son, u lejua që të kthehej në vendlindjen e tij për të kryer një operim në dorën e thyer, por gjërat tashmë nuk qëndrojnë më së miri për të.
Gjatë kohës kur Son ishte në Korenë Jugore, Coronavirusi po përhapej me shpejtësi në atë vend.
Kështu, Son tashmë është obliguar që të izolohet për dy javë, si pasojë e frikës nga infektimi me këtë virus, transmeton lajmi.net.
Lojtari qëndron në Seoul, rreth 150 kilometra larg dy zonave më të prekura në vend.
Autoritetet e Koresë Jugore kanë bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë të izoluar, për të minimizuar gjasat për infektim.
Këtë vendim e ka komentuar edhe Jose Mourinho, i cili është shprehur: “Mendoj se është këshillë normale nga autoritetet, vjen nga qeveria. Nuk do të bëj ndonjë koment, jam askushi, nuk jam specialist”.
Son theu dorën e tij në ndeshjen kundër Aston Villa, më 16 shkurt.