Tottenham ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë.
Spurs kanë fituar me rezultat minimal 0:1 në udhëtim te Burnley.
Ishte sërish dyshja Son – Kane që doli të jetë vendimtare për skuadrën e Jose Mourinhos.
Koreano-jugori (76’) realizoi me kokë pas asistimit të sulmuesit anglez. Ky ishte asistimi i shtatë i Kane në drejtim të Son këtë sezon.
Tottenham ngjitet në vendin e pestë me 11 pikë, kurse Burnley në vendin e 18 ka vetëm një pikë.