Kur u pyet për planet e Man United për afatin kalimtar të verës, Ole Gunnar Solskjaer: “Unë ende mendoj se ne po vazhdojmë me planin e njëjtë, jemi në përgatitje e sipër për transferimet”, tha menaxheri i Man Utd.
“Por, sigurisht, pandemia ka ndryshuar tregun dhe ka ndryshuar botën dhe kjo mund të ndikojë në atë që kemi menduar të bëjmë”, u shpreh ai.
United nuk kanë bërë ndonjë nënshkrim të ri në afatin kalimtar të janarit, pasi janë përqëndruar në shitjen e lojtarëve.
Djajtë e Kuq thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë Jadon Sancho në verë si dhe të përforcojnë mbrojtjen e tyre, kështu që mbetet të shihet se kë do të kërkojë Ole pas përfundimit të sezonit.