
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur të lëvizin për objektivat e para dhe sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Solskjaer i ka kërkuar që të sjellin në Manchester Federico Chiesën. Ylli i Fiorentinës pritet të largohet në fund të sezonit nga vjollcët dhe United do të bëjë gati 75 milionë euro për të bindur drejtuesit italianë.
Gara do të jetë e fortë, pasi për anësorin interesohet prej kohësh Juventusi dhe Chiesa mund të preferojë qëndrimin në Itali, përpara një kalimi në Premier League.