Maguire pësoi një lëndim në muskujt e tij ndaj Aston Villës në Premierligë këtë muaj dhe deri tani ka munguar në 3 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.
Në konferencën e tij për shtyp, Solskjaer ka konfirmuar se Maguire akoma nuk është rikthyer në stërvitje dhe nuk pritet të jetë në formacion ndaj Villarrealit.
Tekniku norvegjez gjithashtu konfirmoi se Martial do të jetë jashtë fushave, pas një lëndimi që ka pësuar në gju.
Man Utd do ta luajë ndeshjen e fundit në Premierligë ndajWolverhampton Wanderers.