Soldado i nervozuar pas ndeshjes, e fyen rëndë Koemanin

Ndeshja mes Barcelonës dhe Granadas në kuadër të Copa del Rey ishte shumë e zjarrtë dhe krijoi tensione në fushë.

Barcelona arriti që të përmbys epërsinë prej dy golave të krijuar nga Granada, për ta fituar më pas ndeshjen në vazhdime 5-3.

Roberto Soldado, i cili ishte njëri nga golashënuesit, u largua nga fusha i mllefosur dhe duke gjuajtur me fjalë trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.

“Ai është një i çmendur”, tha Soldado pasi pa trajneri Koeman duke festuar.

“Ju jeni një palaço, keni mungesë respekti”, shtoi ai.

Bankat rezervë të të dyja klubeve ishin shumë afër dhe kësisoj u krijua edhe tensioni më i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *