Largimi nga ekipi kombëtar i Kosovës i Leart Paqaradës sot ka shkaktuar debat të madh në opinionin kosovar.
Paqarada vendosi të largohet pasi mendon se i është bërë e padrejtë nga trajneri dhe ai vendosi të largohet, dhe nuk do të jetë pjesë e Kosovës derisa ekipi udhëhiqet nga Bernard Challandes.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo dukuni është e keqe dhe ai nuk pajtohet me veprimin e Paqaradës.
“Nuk e mbështes këtë veprim të Paqaradës. Si dukuri mundet me shkaktu përçarje brenda grupit. Mendoj që me këtë veprim Paqarada e dëmton vetën pastaj edhe ekipin. Trajnerët shkojnë e vijnë, ai është dashur të komunikojmë me trajnerit të kërkojë hapësira, dhe pozicion ku i përshtatet, pasi mendoj se ai ka vend në këtë përbërje”, ka thënë Sokoli duke shtuar.
“Edhe me formën që ka edhe me moshën dhe është shumë i vlerësuar edhe në Bundesliga 2, por me këtë veprim e dëmton vetveten por mendoj edhe një rregull që duhet të respektohet në ekipin shtetëror. Mendoj që reagimi është i ngutshëm dhe është dashur të sqarohet me shtabin teknik dhe kjo mos të ndodhë. Kjo është dukuri aspak e mirë. Po shpresoj se do të arrihet një marrëveshje mes Paqaradës dhe shtabit dhe ky vendim të tërhiqet dhe ai të vazhdojë të kontribuoi me ekipin e përfaqësueses”, ka vlerësuar Sokoli.