Përkundër se kaluan të parët në avantazh me golin e Milot Rashicës, Norwich City u mposht nga Liverpooli në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.
Liverpooli triumfoi 3:1 kundër Norwich në stadiumin “Anfield”.
Serinë e golave siç e përmendëm, e hapi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica kur shënoi pas tre minutave të pjesës së dytë.
Megjithatë, avantazhi i mysafirëve zgjati deri në minutën e 64-të kur Sadio Mane me gol fenomenal në stilin “gërshërë” barazoi shifrat.
Vetëm tre minuta më vonë, Salah përmbysi gjithçka, kurse “goditjen” e fundit udhëtuesve ua dha Diaz në minutën e 81-të me golin e tretë.
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ndonëse ishte në fushë nga fillimi u zëvendësua në minutën e 86-të.
Liverpooli me këtë fitore ka 57 pikë në vendin e dytë, ndërsa Norwich mbetet i fundit me 17 sosh. V