Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Mallorcas në kuadër të javës së pestë në La Liga.
Ishte minuta e 35-të kur Vedat Muriqi realizoi për 0:1, pas një asistimi nga Lee.
Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Valverde me një gol të bukur nga distanca barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Real Madridi mori situatën nën kontroll.
Goli i përmbysjes së rezultatit erdhi në minutën e 73-të, kur realizoi Vinicius Junior.
Për shifrat 3:1 u përkujdes Rodrygo në minutën e 89-të.
Krejt në fund të ndeshjes Antonio Rudiger shënoi për epilogun e këtij takimi, Real Madrid 3, Mallorca 1.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë, kurse Mallorca mbetet e 13-ta me pesë pikë nga pesë ndeshje.