S’mjafton goli dhe asistimi i Shaqirit, Zvicra ndan pikët me Bjellorusinë

Zvicra ka barazuar 3:3 me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Ylli nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të bukur në ndeshjen e zhvilluar në St.Gallen.

Shaqiri asistoi edhe në golin e dytë të realizuar nga Akanji.

Më pas Bjellorusët u zgjuan duke shënuar tre gola, Ebong (61’), Polyakov (69’) dhe Antilevski (84’).

Zvicra u rikthye në lojë në fund, duke shënuar dy gola, Akanji (89’) dhe Amdouni (90’).

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u aktivizua edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Granit Xhaka.

Nga minuta e 77-të në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri, kurse Uran Bislimi ishte në bankën e rezervistëve.

Zvicra momentalisht është lidere e grupit me 15 pikë. Rumania ka 12 sosh, kurse Izraeli 11 pikë.

Kosova ka 78 pikë teksa Bjellorusia me 6 dhe Andorra me 2 pikë e përmbyllin grupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *