Skuadrat nuk do të mbajnë shiritin shumëngjyrësh ”One Love” në Kupën e Botës

Skuadrat që kishin planifikuar më parë të mbanin shiritin shumëngjyrësh të kapitenit me logon ”One Love” (”Një dashuri”) në Kupën e Botës në Katar, janë tërhequr nga frika e sanksioneve nga organi qeverisës i futbollit FIFA, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Shtatë skuadra evropiane që ishin regjistruar në fushatën ”One Love”, përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë, kishin thënë më parë se ishin të përgatitur të paguanin gjoba, por tani theksuan se “FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë veshin shiritat në fushën e lojës”.

Vendet pjesëmarrëse kishin informuar FIFA-n në shtator për dëshirën e tyre për të mbajtur shiritin shumëngjyrësh në Katar si një shenjë për diversitetin mes kritikave ndaj vendit pritës për kushtet e tij të të drejtave të njeriut dhe trajtimin e komunitetit LGBTQ.

“Lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer – ata janë mbështetës të fortë të përfshirjes dhe do të tregojnë mbështetje në mënyra të tjera”, thuhet në deklaratë. /DPA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *