Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ditë më parë ka lajmëruar se do të largohet nga Liverpooli, dhe përveç interesimit të skuadrave italiane për ta pasur Shaqën në radhët e veta, interesim kanë shprehur edhe nga Liga spanjolle.
E ardhmja e tij mund të jetë tek skuadra e Villarrealit. ‘Nëndetësja e Verdhë’ dëshiron një sulmues anësorë dhe trajneri Unay Emery e pëlqen jashtëzakonisht shumë Shaqirin.
Drejtuesit e klubit spanjoll tanimë kanë kontaktuar Liverpoolin dhe lojtarin ku po bisedojnë për mundësinë e transferimit të tij në La Liga.
Liverpool është gati ta lejoj largimin e kosovarit, por dëshiron të fitojë rreth 13 milionë euro nga largimi i tij.