Klubi i Basketbollit serb, Dunav ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Ligën e Evropës Lindore (ENBL), megjithëse vetëm një ditë më parë ishte prezantuar në faqen zyrtare të kësaj lige.
Arsyeja e tërheqjes është skuadra kosovare, Sigal Prishtina, transmeton Mozzart sport,
Dy skuadrat duhej të garonin në të njëjtin grup, prandaj ballafaqimi ishte i pashmangshëm, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, sepse skuadra serbe ka vendosur të tërhiqet.
Liga ENBL përbëhet nga 16 skuadra nga Çekia, Lituania, Letonia, Estonia, Polonia, Ukraina dhe Kosova.