Skuadra më e mirë në histori ajo e PSG: Analiza e 33 lojtarëve dhe rregullat e Fer Playt

Pritjet janë të larta për skuadrën franceze për sezonin 2021/22

Paris Saint-Germain ishin protagonistët kryesor të një vere të çmendur në afatin e tranferëve në futbollin europian, duke bërë një skuadër të jashtëzakonshëm. Është një skuadër plot me talent, por që ka shumë dyshime se si do ta mbajnë ata këtë skuadër nëse rrinë brenda normave dhe rregullave financiare për ekipe.

Për të pasur një skuadër të tillë me plot yje dhe tepër të shtrenjtë, klubi francez javëve të fundit ka nënshkruar kontrata me; Lionel Messi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Gianluigi Donnarumma dhe Nuno Mendes, derisa huazimi i Danilo Pereiras nga Porto u bë transfer. Katër nga këto transfere ishin pa para, por të gjithë kanë paga tepër të larta – sidomos Messi që është lojtari më i paguar në botë.

Shto këtu faktin që ata arritën që mos ta largojnë Kylian Mbappen, për së paku edhe një vit, talenti në skuadrën e Parc de Princes është tmerrues për çdo skuadër.

Qëllimi i Mauricio Pochettinos është që të bëjë këtë yje që të fitojnë me skuadrën e tyre Ligën e Kampionëve për herë të parë në botë.

Skuadra e PSG-së vlen pothuajse një miliard euro

Në total PSG ka 33 lojtarë të skuadrës së parë të regjistruar për Ligue 1, për dallim nga La Liga apo Premier Liga, ata nuk kanë limite në skuadër. Ende, sipas Transfermarkt, ata në kombinim kanë skuadrën e dytë më të vlefshme në botë.

Vlera e tyre e përafërt në treg është 998.95 milionë euro, ku skuadra parisienë mundet vetëm nga Manchester City që vlenë 1000.4 miliard euro.

Ligue 1 mund të mos këtë limite, por Liga e Kampionëve ka dhe duket se disa lojtarë të ekipit të parë nuk do të përfshihen në të si: Layvin Kurzawa, Sergio Rico, Juan Bernat dhe Rafinha.

Super 11-ja e PSG dhe kontraverset me FFP-në

Në fund të sezonit 2020/21, drejtori sportiv i PSG-së Leonora informoi për një kontroll të një trupe financiare ku thoshte se klubi kishte arritur që të gjeneronte nga shitja e lojtarëve 180 milionë euro nga afati i kaluar i transferëve. Kjo, natyrisht nuk ndodhi, por, derisa pronari i klubit tregon se ata janë të aftë për të mbuluar humbjet, atëherë nuk do të këtë sanksione ndaj tyre.

Me fjalë të tjera, PSG nuk ka thyer rregullat në futbollin francez, sa më gjatë që Katari janë të lumtur duke shpenzuar para në projektin parisien, ata janë të paprekshëm.

Megjithatë, pakënaqësitë janë duke u rritur në Francë me PSG që duket se ka imunitet në këto rregulla ku të tjerët duhet ti’ respektojnë. Klubi regjistroi humbje 200 milionë euro dhe pushoi shumë njerëz nga puna gjatë pandemisë, por me sa duket mund të përballojë dhe të refuzojë një ofertë 200 milionë euro për një lojtar që e dëshiron largimin.

Klube të tjera kanë pësuar nga kontrollet financiere në anën tjetër, me Marseille që kohëve të fundit nuk ishte në gjendje që ta regjistronte blerjen e tyre të re Amine Harit derisa Alvaro Gonzalez dhe Pol Lirola pranuan uljen e pagave.

Kështu që klubet dhe tifozët e tjerë të tyre mendojnë që PSG ka një ligj të vetin, kurse vetëm ata duhet ta respektojnë një lig tjetër për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *