Roma planifikon t’i largojë 23 lojtarë, ndërsa ish-kapiteni Alessandro Florenzi është rasti më i komplikuar.
Drejtori sportiv, Tiago Pinto, ka pasur një verë të ngarkuar në përpjekje për ta përforcuar skuadrën e Jose Mourinhos, por njëherësh është dashur të kërkojë edhe klube për lojtarët që konsiderohen tepricë në Stadio Olimpico.
Shumë prej tyre stërviten ndaras nga ekipi dhe nuk janë regjistruar pas largimit nga ekipi Primavera.
Sipas Il Corriere dello Sport, Javier Pastore, Steven Nzonzi, Alessandro Florenzi, Federico Fazio, Pedro Rodriguez, Davide Santon, Robin Olsen, Ante Coric e William Bianda – janë futbollistët që në total përfitojnë 36.7 milionë euro në sezon dhe klubi dëshiron t’i heqë nga lista e pagesave.
Rasti më i komplikuar është Florenzi, i cili nuk ka udhëtuar drejt Portugalisë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit.
Mbrojtësi i djathtë në sezonin 2020/2021 ishte i huazuar te Paris Saint-Germaini.