Pas zërave për interesin e Leçes për shërbimet e Ylber Ramadanit, tashmë ka ardhur edhe oferta zyrtare e klubit italian. Sipas Sky Sport, skuadra nga Salento paraqiti te Aberdini ofertën me vlerë një milionë euro, për blerjen e kartonit të futbollistit shqiptar.
Kuqeziu cilësohet një përforcim mjaft i rëndësishëm në mesfushë për sezonin e ri të Serie A italiane. Sezonin e kaluar, Ramadani luajti 32 ndeshje në Premier Ligën skoceze, ku realizoi edhe një gol.
Ai është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm edhe në Kombëtaren e drejtuar nga trajneri Sylvinho.