E gjithë bota e futbollit është përfshirë në vorbullën që ka krijuar nisma e re e klubeve më të rëndësishme të Europës, të cilat po synojnë të ndërtojnë Superligën.
Megjithatë, klubet vazhdojnë të bëjnë punën e tyre dhe po përgatiten për të ardhmen.
Skuadra e njohur gjermane Frankfurt, është vënë pas futbollisit shqiptar Klaus Gjasulës. Mediat gjermane bëjnë me dije se “Gladiatori” i Kombëtares kuqezi është një ndër emrat që shihet me kujdes dhe për të cilin raportohet të kenë nisur negociatat për një mundësi transferimi në përfundim të këtij sezoni.
Klaus Gjasula është nën kontratë me Hamburgun, skuadër kjo që luan në Bundesliga II.