Skuadra e njohur angleze drejt shuarjes

Reading po kalon ditët më të vështira si klub. Problemet për këtë klub filluan qysh vitin e kaluar kur nën udhëheqjen e Dai Yongge pësuan problemet financiare.

Më pas ekipi zbriti në kategorinë e tretë, por tifozët do të ishin të lumtur nëse të këqijat marrin fund kur, kjo pasi Reading është në prag të rënies në kategorinë e katërt.

Drejtuesit e Championship i hoqët pikë për herë të tretë këtë sezon për shkak të problemeve të tyre financiare.

Fillimisht iu zbrit një pikë në muajin gusht për shkeljen e rregullave të EFL-së dhe më pas tre pikë për dështimin e deponimit të pagës mujore deri në datën kur kanë rënë dakord me ligën, dhe më pas iu hoqën edhe tre pikë të tjera.

Ditën e martë, ata morën një zbritje tjetër pikësh, këtë herë për një vonesë prej më shumë se 80 ditësh në pagesën e taksave të të ardhurave të brendshme të Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se në vitin 2013 Reading u paraqit në Premierligë, e tash po luftojnë për tu mos u shuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *