Skuadra e madhe spanjolle pas Enis Bardhit

Enis Bardhi do të largohet nga Levante, por jo edhe nga La Liga. “Fichajes” ka raportuar të enjten se interesim për transferimin e Bardhit gjatë kësaj vere ka shprehur skuadra e Valencias.

Te Valencia po e shohin Bardhin si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Bardhi do të largohet nga Levante, ekip që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të Spanjës.

Kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro dhe Valencia së shpejti pritet ta kontaktojë Levanten.

Mesfushori 26-vjeçar ka kontratë me Levanten deri në vitin 2024, kurse sezonin e fundit pati tri gola e po aq asistime në kampionatin spanjoll. Bardhi i ishte bashkuar Levantes nga Ujpesti i Hungarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *