Qëndrim Zyba është njëri nga talentët e mëdhenj në futbollin kosovar.
Paraqitjet e tij të mira kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Përveç skuadrave vendore, interesim për mesfushorin e Prishtinës ka shfaqur edhe skuadra e njohur nga Shqipëria.
Siç raporton Kanal10, Tirana është e interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.
Drejtuesit e Tiranës do të vijnë për ta parë nga afër futbollistin në ndeshjen Gjilani – Prishtina.
Edhe dy skuadrat e mëdha kosovare, Drita dhe Ballkani janë në kërkim të Zybës.