Skuadra e madhe polake e do Arbnor Mujën, ja sa para kërkon Drita

Pasi shkëlqeu me Dritën në garat ndërkombëtare, Arbnor Muja, ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane.

E një nga to, edhe ka shfaqur interesim konkret për futbollistin 22-vjeçar.

Është Gornik Zabrze nga Superliga e Polonisë, e cila i ka dërguar shkresë zyrtare Dritës, për ta transferuar Mujën.

Megjithatë, kundëpërgjigja e Dritës, nuk ishte ajo se çfarë prisnin polakët.

Gjilanasit, kërkuan plot 650 mijë euro për ta shkëputur kontratën me Mujën e po ashtu 20% nga transferi që mund ta kryejë futbollisti në të ardhmen.

Redaksia e sportit në RTV Dukagjini, mëson se negociatat mes klubeve janë duke vazhduar dhe Muja mund ta bëj hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Poloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *