Blendi Idrizi debutoi në Bundesligë me fanellën e Schalke 04, në ndeshjen ndaj Hertha Berlin.
Ylli kosovar u ftua edhe në xhiron e 33-të në përballjen ndaj Eintracht Frankfurt, të cilën e fituan me rezultat 4-3.
Anësori 23 vjeçar arriti të shënojë që në paraqitjen e tij të dytë, duke finalizuar në mënyrë fantastike, pas asistimit të bukur nga Huntelaar.
Sipas Sky Sports, Schalke 04 janë në negociata për vazhdimin e kontratës me kosovarin. Kjo vjen pas paraqitjeve të tij spektakolare në Bundesligë.
Kujtojmë që Idrizi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21, dhe ka pasur tri paraqitje në ndeshjet kualifikuese të Europianit U21.