Mauro Icardi është në mesin e lojtarëve që po merr vëmendje të madhe.
Me merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre. Icardi duket të jetë në listën e dëshirave të shumë skuadrave.
Lojtari i Inter kaloi një sezon si i huazuar te PSG, por nuk dihet nëse francezët do ta shrytëzojnë të drejtën për ta blerë kartonin e tij.
Situatën e lojtarit po e monitoron edhe Chelsea. Mediet italiane shkruajnë se ‘Blutë’ janë skuadra që janë bashkuar në garën
Sulmuesi ka një klauzolë prej 70 milionë eurove. Ai po kalon në një formë të mirë, pasi shënoi 31 gola me PSG.
Kujtojmë se Icardi u rrit në akademinë e Barcelonës, para se të kalonte te Sampdoria, për t’iu bashkuar më pas Interit.
Ai ka 121 gola në 219 paraqitje në Serie A, shtuar edhe 30 asistime. Lojtari do të ishte ndihmë e madhe për Frank Lamaprd te Chelsea.